U vra në krye të detyrës, kolegë e familjarë i japin lamtumirën mes lotësh policit Mekolli

Date:

Share post:

Familjarë, miq, kolegë të uniformave blu dhe drejtues të lartë të shtetit nderuan në homazhe dhe i dhanë lamtumirën Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën dje në krye të detyrës.

Homazhet u zhvilluan pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec ku familjarët e të afërmit pritën ngushëllimet për humbjen e rëndë. Dhjetëra efektivë të përlotur ishin radhitur jashtë qendrës në shenjë nderimi për kolegun e vrarë në krye të detyrës.

Po të përlotur ishin edhe efektivët e Shqiponjave, të pranishëm mes tyre edhe ata që morën pjesë në operacion.

Ndërkohë, Hazbi Mekolli, xhaxhai i policit të vrarë hodhi dyshime se policët janë dërguar në operacion pa jelekë antiplumb. Ndonëse një ditë më parë kryepolici Hita deklaroi se policët ishin me antiplumb. 

Hazbi Mekolli: I dërguan pa asnjë lloj mbrojtje. Personi që e ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit. Në operacion ishin 6 veta.

Mekolli do të prehet në varrezat e vendlindjes.Protokolli parashikon që Dëshmorët e Atdheut të prehen në varrezat në Tiranë, por ishte dëshira e familjes që për djalin e tyre të veprohej kështu. Efektivi kishte ndjekur rrugën e vëllait për të veshur uniformën e policisë, i cili gjithashtu kishte humbur jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Me humbjen e vështirë të dy djemve, familjarët kanë kërkuar që ata të varrosen pranë njëri-tjetrit. Një ditë më parë, pranë familjes së të ndjerit, u gjendën për të shprehur ngushëllimet Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në operacionin që rezultoi i fundit për Mekollin, gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuarin Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kohë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë. Edhe Braçellari mbeti i plagosur në dorë e bark, por jashtë rrezikut për jetën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...