“Tempulli” arreston dy të rinj për shpërndarje kokaine pranë Stacionit të Trenit

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm në kuadër të planit operacional kombëtar “Tempulli”, i cili synon goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i koduar “Last Dinner” çoi në arrestimin e dy të rinjve, 19-vjeçarë nga Shënavlashi, të cilët u kapën në flagrancë teksa po lëviznin drejt lokaleve të natës për të shpërndarë lëndë narkotike. Ata u kapën pranë stacionit të Trenit në Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë të ndara gati për shitje. Sipas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, të arrestuarit shpërndanin kokainë në lokalet e natës të frekuentuara masivisht nga të rinjtë gjatë sezonit të verës.

Ky arrestim vjen si pjesë e operacionit “Tempulli”, që nga nisja e të cilit dhjetëra persona janë vënë në pranga për shpërndarje narkotikësh pranë shkollave dhe në ambientet që frekuentohen nga të rinjtë. Shumë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkaq një pjesë e të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni hetohen në gjendje të lirë me vendim gjykate. Pavarësisht kësaj

Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet dhe zbatimin e masave të rrepta për të luftuar këtë fenomen, duke forcuar praninë e saj në zonat e rrezikut.

zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...