Drogë dhe diamante të dyshuara të sekuestruara në Portin e Durrësit

Date:

Share post:

Dogana e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, ka bllokuar gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë kontrollit të një automjeti që kishte mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe ku ndodhej aparatura detektuese së bashku me aksesorët përkatës.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

Ndërkohë, në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, e dyshuar si kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Të gjitha rastet janë referuar pranë strukturave kompetente për vijimin e procedurave ligjore dhe hetimeve të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...