Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Date:

Share post:

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup.

Sipas informacioneve të konfirmuara në polici, mësohet se 29-vjeçari është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.

Sipas deklarimeve të 29 vjeçarit nga Maliqi, bëhet me dije se ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.

ChannelDhorjela Çule raporton se 29 vjeçari Maldin Maxhari ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq. Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

29 vjeçarit ndërsa pritet të vendoset se çfarë procedura do të ndiqen më tej me rastin pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...