Karburantet drejt çmimeve të para luftës

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Sipas vendimit të fundit, që hyn në fuqi nga ora 13:00, çmimi maksimal i naftës për konsumatorët do të jetë 176 lekë për litër, ose 4 lekë më pak krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 166 lekësh për litër, duke shënuar një ulje prej 2 lekësh nga niveli i mëparshëm.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu se çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 164 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 154 lekë për litër.

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Njoftimi i Bordit të Transparencës

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 81 lekë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...

Tjetërsimi i pronave/ 1143 hektarë tokë, në pranga 2 ish-drejtorë të Kadastrës, juristi dhe biznesmeni në Fier

Një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë, e dyshuar se është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara, është sekuestruar nga...