Lufta/ Presidenti Trump: Nënshkrova marrëveshjen e paqes me Iranin

Date:

Share post:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Trump, i cili e firmosi marrëveshjen në Versajë gjatë darkës me presidentin francez Emmanuel Macron. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei, i cili shtoi se “kostoja e shkeljes do të jetë shumë e lartë”.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga SHBA-të dhe Irani përfaqëson një “dështim” për Shtetet e Bashkuara, tha kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

Marrëveshja është provë e dështimit të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit do ta shohin dhe do ta gjykojnë“, tha Ghalibaf pasi teksti u publikua nga të dyja palët, duke shtuar se Teherani do të aplikojë tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas periudhës 60-ditore të përjashtimit të parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë nesër, me ndërmjetësimin e Pakistanit do të zhvillohet në Zvicër ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit nga delegacionet.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Humbin jetën dy vogëlushe në plazh. Duhet kujdes i shtuar për fëmijët

Një tragjedi tronditi këtë të premte bregdetin e Adriatikut në zonën e Tales në Lezhë, ku dy vajza...

Laborator falsifikimi diplomash e certifikatash në Durrës, Policia e Tiranës prangos 3 persona

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve, që dyshohet se përfitonte mijëra euro nga aktiviteti i paligjshëm,...

Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, Merren në pyetje policët. Në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe...

U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar...