Romë dhe egjiptianë protestojnë para Bashkisë Durrës, prej 9 muajsh pa bonus qeraje

Date:

Share post:

Mosmarrja e bonusit të qerasë, që mbulohet 50 % nga bashkia, prej nëntë muajsh ka nxjerrë në protestë përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian në Durrës. Ata u mblodhën paraditen e sotme para bashkisë dhe qëndruan aty për disa orë, duke kërkuar zgjidhje për vonesat e pagesave që, sipas tyre, po i vendosin familjet në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Pas tensioneve të krijuara në sheshin para institucionit vendor, ku protestuesit u shfaqën me gurë në duar, një përfaqësi e banorëve u prit në bashki për të diskutuar rastin.

Sipas Ismail Jakupit, përfaqësues i protestuesve në takim dhe drejtues i shoqatës “Ushten”, vonesat janë shkaktuar nga procesi i verifikimit të dokumentacionit, si dhe nga moskalimi i fondeve përkatëse nga Ministria e Financave.

Në listën e përfituesve të bonusit të strehimit, që mbulon 50% të qirasë, janë rreth 90 familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane që akuzojnë bashkinë për diskriminim. Në total, skema përfshin 412 përfitues. Bashkia ka bërë të ditur se pagesat pritet të kryhen nga sot e në ditët në vijim edhe për familjet e tjera përfituese, të cilave do t’u kalojnë njëherësh 5 muaj pagesë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...