Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Date:

Share post:

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i vë zjarrin një automjeti të firmës, po dhe qëllon me armë gjahu në ajër, duke kanosur punonjësit. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.


Sipas policisë, në fshatin Panaja, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në këtë fshat, pas një konflikti për motive të dobëta me punonjës të një subjekti privat që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, ka qëlluar në ajër me një armë gjahu dhe më pas i ka vënë zjarrin një automjeti kamionçinë në pronësi të këtij subjekti.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar, shtetasin E. A. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...