U mbyt dje në plazhin e Durrësit, përcillet sot për në banesën e fundit vogëlushi 11-vjeçar

Date:

Share post:

11-vjeçari nga Berati, Ardit Muçogllava, i cili u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Mes dhimbjesh dhe lotëve të familjarëve, të afërmve e shokëve, ark-morti i të miturit u nis nga lagjia “Kushtrim”, për në Varrezat e Suelasit në Berat, ku edhe do të prehet trupi i tij.

Ardit Muçogllava ishte vëllai i tre motrave dhe djali i vetëm i bashkëshortëve Artan dhe Aldeta Muçogllava. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të dielës në afërsi të Kavaleshencës në Durrës, ku 11-vjeçari kishte shkuar për të bërë plazh, me familjen e tij.

I mituri dyshohet se u mbyt aksidentalisht, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si edhe për përcaktimin e shkakut të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dështon aksioni në Fushë-Krujë, Ylli Zalla i arratiset RENEA-s

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës...

Nga BIG te 51N4E, emrat e mëdhenj të arkitekturës garojnë sot për kampusin e UAMD

Durrësi është sot në qendër të një prej proceseve më ambicioze për të ardhmen e arsimit të lartë...

Ekspozita e Edmond Hysit në Durrës, Një udhëtim artistik mes abstraktes dhe identitetit krijues

Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” hapi dyert për ekspozitën personale të piktorit Edmond Hysi, një prej emrave...

Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit...