30 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër.
Herën e parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
©ZëriOnline


