Rruga mes tokave që çoi në vëllavrasje

Date:

Share post:

Një konflikt i hershëm për pronësinë dhe përdorimin e një rruge në tokat bujqësore ka dyshohet se është bërë shkak për tragjedinë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një 76-vjeçar vrau me thikë vëllain e tij.

Sipas burimeve, dy vëllezërit kishin prej kohësh mosmarrëveshje lidhur me një segment rruge që kalon pranë tokave të tyre. Autori i dyshuar, Muhamet Rreshka, pretendonte se rruga ishte në pronësinë e tij dhe nuk lejonte të vëllain, Eqerem Rreshkën, ta përdorte atë. Për shkak të këtij konflikti, dy vëllezërit prej vitesh nuk komunikonin me njëri-tjetrin dhe grindeshin.

Edhe mbrëmjen e së mërkurës, Eqerem Rreshka po kalonte me zetor të ngarkuar me bar, në të njëjtën rrugë, kur mes tyre ka nisur një debat që më pas ka degraduar në përplasje fizike. Gjatë konfliktit, 76-vjeçari dyshohet se e ka goditur me thikë vëllain e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.

I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje në polici, i dyshuari ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që çuan në këtë krim brenda familjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...