Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet tip “Golf”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi e njërit prej mjeteve, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.
Në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.


