Shqipëria shpall “Person të padëshiruar” Ikballe Huduti Berisha për 15 vite! Qeveria: Kërcënim për vendin dhe sigurinë

Date:

Share post:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerre urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për shtetasen Ikball Huduti (Berisha).
Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetaseje vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Nga autoritetet besohet se Ikball Huduti (Berisha) njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po kështu është shfaqur publikisht krah ish-presidentit të Iranit, Mahmud Ahmandinexhad.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama pati një reagin ndaj saj, lidhur me përfshirjen në protestat në Tiranë.

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi.

Ikballja për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tërmetet mbi 7 ballë në Venezuelë, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur

Qytetarë dhe efektivë të policisë, me pajisje minimale, po gërmojnë me duar në lagjet Los Palos Grandes dhe...

Rruga mes tokave që çoi në vëllavrasje

Një konflikt i hershëm për pronësinë dhe përdorimin e një rruge në tokat bujqësore ka dyshohet se është...

Akademia e Sigurisë/Helmohen sërish studentët nga ushqimi i SORI-AL

30 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00...

Tragjedi në Kavajë/ Vëllai godet me thikë vëllain gjatë punës në arë, 74-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt...