Pas restaurimit, llixhave të Bënjës u ndryshon ekosistemi në kulmin e sezonit turistik

Date:

Share post:

Një nga perlat natyrore më të njohura të turizmit shqiptar po përballet me një situatë paradoksale. Vetëm pak muaj pas përfundimit të restaurimit me vlerë rreth 2 milionë euro, Banjat e Bënjës në Përmet kanë nisur të humbasin pikërisht atë që i bëri të famshme: ujin termal.

Në prag të sezonit me fluksin më të madh të turistëve, disa prej vaskave nuk arrijnë të mbajnë nivelin normal të ujit, ndërsa problematika është shfaqur edhe në një nga pikat më të frekuentuara të kompleksit natyror.

Sipas burimeve nga zona, përveç uljes sezonale të prurjeve, situata dyshohet se është përkeqësuar pas ndërhyrjeve të kryera gjatë restaurimit. Ndërtimi i mureve prej betoni dhe ndërhyrjet në strukturën natyrore të llixhave, sipas banorëve dhe njohësve të zonës, mund të kenë ndryshuar rrjedhën e burimeve termale.

Skandali 2 mln euro/ Pas restaurimit, llixhave të Bënjës u

Projekti i rikualifikimit është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por ajo që duhej të ishte një investim për promovimin e turizmit, sot po ngre pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve dhe ndikimin që ato kanë pasur mbi një monument natyror unik.

Kritikat janë shtuar edhe në rrjetet sociale, ku ndërhyrja është cilësuar si një “katastrofë mjedisore”. Sipas tyre, përdorimi i betonit dhe ndryshimi i strukturës natyrore të llixhave ka dëmtuar një ekosistem që kishte funksionuar për shekuj.

Ndërsa turistët mbërrijnë çdo ditë në Bënjë, investimi që synonte ta kthente zonën në një atraksion model rrezikon të mbahet mend për të kundërtën: një restaurim miliona eurosh që mund të ketë dëmtuar vetë pasurinë natyrore që synonte të promovonte.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...