Nga nesër bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale mbrëmjeve, parkimi ndalohet në disa rrugë të Durrësit

Date:

Share post:

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, kufizime të reja në qarkullim dhe parkim në zonën qendrore për siguri dhe lehtësim të lëvizjes.
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se nga nesër nis zbatimi i masave të reja të organizimit të qarkullimit gjatë sezonit veror, që synojnë rritjen e sigurisë dhe krijimin e një hapësire më të qetë për qytetarët dhe turistët në zemër të qytetit.

Gjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht 2026, çdo mbrëmje nga ora 19:00 deri në 23:00, bulevardi Bulevardi Epidamn do të shndërrohet në zonë të dedikuar ekskluzivisht për këmbësorët. Kjo masë pritet të rrisë sigurinë dhe të krijojë një ambient më të përshtatshëm për shëtitje, aktivitete dhe frekuentim të qendrës historike të qytetit.

Për të garantuar funksionimin e qarkullimit gjatë orëve të pedonalizimit, Bashkia ka parashikuar edhe disa ndryshime në sensin e lëvizjes së automjeteve:

Rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino” do të funksionojnë me një sens lëvizjeje në drejtim të Vilës së Zogut, ndërsa rrugët “Telha Çela” dhe “11 Dëshmorët e Stanit” do të kenë sens zbritës në drejtim të Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Po ashtu, nga ora 19:00 deri në 23:00 ndalohet parkimi i automjeteve në disa akse kryesore, konkretisht në rrugën “Anastas Durrsaku”, në segmentin nga Kisha Ortodokse deri te shkolla “Gjergj Kastrioti”, në rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino”, si dhe në rrugën “Hysen Matlija”.

Sipas njoftimit zyrtar, këto masa vijnë në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të krijuar një mjedis më të këndshëm për shëtitjet dhe aktivitetet verore në qendër të Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...