Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë / Autobuzi përfundon në kanal, 2 viktima e 15 te plagosur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së QTU-së, ku një autobuz me pasagjerë i linjës Berat-Tiranë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Dyshohet, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur jashtë karrexhatës.

Si pasojë e aksidentit raportohet se kanë humbur jetën dy persona, shoferi dhe një pasagjer, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një fëmijë raportohet se është në gjendje të rëndë dhe po marrin ndihmën e parë në spital.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci në një prononcim për mediat tha se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga përmbysja e autobusit i linjës Berat-Tiranë dhe anasjelltas.

“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e Shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin. Autobusi ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ato jane futur mes përmes autobusit.

Gjithsesi, zyrtarisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...