Mos e pini më ujin pas disa orësh, ekspertët zbulojnë “kufirin” që shumica e injoron

Date:

Share post:

Shumë njerëz e bëjnë pa e menduar, pinë ujë që ka qëndruar në gotë apo shishe që nga dita e kaluar. Edhe pse duket krejtësisht i padëmshëm, ekspertët paralajmërojnë se ekziston një moment kur ky ujë nuk është më i sigurt për konsum.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cilësia e ujit të pijshëm nuk varet vetëm nga burimi, por edhe nga mënyra se si ruhet dhe ekspozohet ndaj mjedisit.

Në momentin që uji bie në kontakt me ajrin, gojën apo sipërfaqe të ndryshme, ai mund të kontaminohet. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se bakteret nga goja dhe ambienti mund të kalojnë në ujë dhe të shumohen, sidomos kur qëndron në temperaturë dhome.
Edhe pse shumica e këtyre baktereve nuk janë të rrezikshme për persona të shëndetshëm, numri i tyre rritet me kalimin e kohës.

Ekspertët sugjerojnë një “rregull të artë”, uji që ka qëndruar deri në 12 orë zakonisht konsiderohet i sigurt, sidomos nëse është mbajtur në enë të mbyllur. Në këto kushte, rreziku i ndotjes mbetet i ulët.

Por pas 24 orësh, situata ndryshon. Uji që qëndron gjatë në kushte të zakonshme mund të humbasë cilësinë dhe të përmbajë më shumë mikroorganizma. Për këtë arsye, rekomandohet të zëvendësohet.

Ndërkohë, rreziku është më i lartë për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Një zakon i thjeshtë mund të bëjë diferencën, nëse nuk jeni të sigurt sa kohë ka qëndruar uji, është më mirë ta zëvendësoni me një gotë të freskët.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...