Pranga16-vjeçarit në Shkodër, grabitën nën kërcënimin e armës çiftin gjerman

Date:

Share post:

Një 16-vjeçar është vënë në pranga dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një bashkëpunëtor është shpallur në kërkim, pas zbardhjes së një vjedhjeje me dhunë ndaj një çifti turistësh gjermanë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth tre javë më parë, në aksin rrugor Domen-Postribë, ku dy shtetasit e huaj, bashkëshortë, janë ndaluar gjatë natës ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre. Sipas hetimeve, autorët u kanë marrë rreth 500 euro nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Rest time”, pas një hetimi të vijuar për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, ndërsa proceduan në gjendje të lirë dy shtetas të moshës 27 dhe 20 vjeç.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...