Ja pse u la arrest në burg pronari i lokaleve të striptizmit

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Dodë Ricën, pronar i një rrjeti të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, pas arrestimit të tij nga policia shqiptare. Rica, 47 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të njerëzve në Kosovë. Për këtë arsye, Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë. Këto denoncime, të bëra ditë më parë, akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij. Pas denoncimit, autoritetet kosovare informuan menjëherë ato shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Dodë Rica njihet si pronar i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”.

Gjykata e Durrësit, këtë fundjavë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për qëllime ekstradimi në Kosovë, ku po procedohet për veprën penale të “Trafikimit të njerëzve,” sipas Kodit Penal të Kosovës. Ndërkohë, Gjykata e Durrësit shpalli veten jokompetente për këtë çështje dhe vendosi që aktet të dërgohen në Gjykatën e Tiranës, e cila është kompetente për gjykimin e rastit me qëllim esktradimi.

Me një vendim të veçantë, Gjykata urdhëroi Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, që të sigurojë shoqërimin e Ricës në varrimin e nënës së tij në varrezat e Kombinatit, Tiranë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...