Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri përfundon në kanal

Date:

Share post:

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tre automjete, mes të cilave një trajler dhe dy autovetura. Përplasja ka qenë e fuqishme, por fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa pasoja serioze. Vetëm njëri prej tyre ka marrë plagë të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e zonës.

Nga përplasja, trajleri ka dalë jashtë rruge, ndërsa një mjet tip Audi ka përfunduar gjithashtu jashtë rrugës. Automjeti tjetër, një fuoristradë, ka pësuar dëmtime të mëdha, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Në lidhje me aksidentin, mësohet se drejtuesi i trajlerit është vetëparaqitur në polici për të dhënë deklaratë dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në ngjarje. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...