Shkodër/ Vrau gruan me çifte në derën e shtëpisë, arrestohet 62-vjeçari

Date:

Share post:

Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar.

Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.   

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...