Kavaja dhe plazhi pa ujë për shkak të defektit në linjën elektrike 

Date:

Share post:

Pushues dhe banorë të zonës bregdetare në Kavajë e Durrës kanë ngritur shqetësime për mungesën e ujit të pijshëm në zonë. Ujësjellës Kanalizime, Rajoni Durrës, ka sqaruar se problemet në furnizimin me ujë nga Qerreti deri në Plepa, si dhe në qytetin e Kavajës, janë shkaktuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili është angazhuar në riparimin e një defekti në linjën e tensionit të lartë 35 kV.

Ky defekt ka ndodhur si pasojë e një zjarri një ditë më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë, i cili ka dëmtuar linjën 35 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompimit në Çermë të Lushnjës. Ky stacion është burimi kryesor i furnizimit me ujë për qytetin e Kavajës dhe zonën turistike nga Kavajë deri në Plepa.

Aktualisht, OST është duke punuar për riparimin e defektit dhe pritet që me kthimin e energjisë elektrike dhe rivënien në punë të stacionit të pompimit, furnizimi me ujë të rifillojë sipas grafikut të zakonshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...