Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, dhe e shfuqizoi aktin e rektorit Artan Hoxha.
Sipas vendimit, gjykata urdhëron kthimin në detyrë të dekanes dhe thekson se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Pra, dekania durrsake duhet të kthehet në detyrë, edhe nëse pala humbëse, rektori ankohet në apel.
Më 20 maj, dekania Prof. Dr. Dorina Hoxha u pezullua me urdhër të rektorit, pas shprehjes së interesit si kandidaturë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
©ZëriOnline


