Sarandë, dhunohet dhe kanoset një oficer policie

Date:

Share post:

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja, sipas medias lokale, ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku Mihal Velço, oficer i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është konfliktuar me disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, Velço ka qenë duke lëvizur me motor, kur fillimisht është fyer dhe më pas është kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është përfshirë në konflikt fizik me ta.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në disa zona të qytetit të Sarandës, të cilat vijuan deri në orët e para të mëngjesit. Janë kontrolluar banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa disa persona janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje.

Ende nuk ka informacion zyrtar për identifikimin apo arrestimin e autorëve të dyshuar, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...