“Transformimi gjinor” rikthen përplasjen në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Plani i Veprimit miratohet me votat e shumicës

Date:

Share post:

Pas debateve dhe rrëzimit në mbledhjen e kaluar, Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore 2026–2030 është miratuar në Këshillin Bashkiak të Durrësit, por jo pa kundërshtime.

Dokumenti, i cili herën e parë mori vetëm 25 vota dhe nuk siguroi shumicën e nevojshme, u paraqit sërish në mbledhjen jashtë radhe, pas disa ndryshimeve në terminologji. Si u deklarua, referimi ndaj “transformimit gjinor” u zëvendësua me termin “qasje transformuese gjinore” etj., por kjo nuk mjaftoi për të bindur opozitën, e cila votoi sërish kundër.

Këshilltarët demokratë dhe kryesisht mjekja neurologe Edlira Shemsi ngritën shqetësime për përfshirjen e koncepteve të reja mbi diversitetin gjinor, ndërsa kërkuan më shumë qartësi edhe për kostot financiare të zbatimit të masave të parashikuara në plan.

Këshilltari Ardian Muka deklaroi se dokumenti përmban ndryshime që, sipas tij, tejkalojnë qëllimin fillestar të një plani për barazinë gjinore.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, mbrojti planin duke theksuar se ai është hartuar me ekspertët e UN Women.

Sipas Sakos, përmes qendrave komunitare në Durrës janë ofruar shërbime për mijëra qytetarë, ndërsa qendra e emergjencës ka pasur 39 përfitues gjatë vitit 2025. Ajo bëri të ditur gjithashtu se Durrësi synon të jetë bashkia e parë në vend që do të mbështesë 100% me qira banese brenda 24 orëve gratë viktima të dhunës.

Një ndryshim që ndikoi në rezultatin final ishte edhe qëndrimi i këshilltarit Florjan Tahiri. Në mbledhjen e kaluar ai kishte abstenuar, ndërsa këtë herë votoi pro pas ndryshimeve të bëra në dokument dhe sqarimeve të dhëna nga bashkia.

Plani u miratua me 27 vota pro dhe 6 kundër. Pas votimit, Ardian Muka, në emër të opozitës, deklaroi se për këtë vendim “do t’i dënojë historia”.

Në të njëjtën mbledhje nuk u diskutua çështja e këshilltares Elisabeta Mataj, e cila është nën arrest si e hetuar për një çështje të lidhur me detyrën e saj si drejtuese në filialin e Postës. Ajo vijon të jetë anëtare e Këshillit Bashkiak dhe pse mungon deri në një vendim të formës së prerë nga drejtësia.

Nga 51 anëtarë të Këshillit Bashkiak, 33 ishin të pranishëm në mbledhje, ku u miratuan edhe 9 pikat e tjera të rendit të ditës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...