“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Date:

Share post:

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me programin kombëtar të vaksinimit, ky virus është eliminuar te fëmijët në Shqipëri.

Çdo 28 korrik, Dita Botërore e Hepatiteve rikthen në vëmendje një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik.

“Hepatiti viral konsiderohet një vrasës i heshtur për shkak se në shumicën e rasteve pacientët nuk kanë asnjë simptomë”, thotë Arjan Harxhi, mjek infeksionist.

Në Shqipëri, prevalenca e hepatitit B vlerësohet në 7–8% ndërsa hepatitit C në 0.7–1%.

Mjekët theksojnë se diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë janë çelësi për të parandaluar komplikacionet e rënda, si cirroza dhe kanceri i mëlçisë.

“Është infeksion që shkaktohet nga viruse të ndryshme, siç është virusi A, B, C, D, E e të tjera, por ato që kanë peshën më të madhe shëndetin publik janë virusi B dhe virusi C. Grupet më vulnerabël që preken nga këto viruse, së pari janë moshat e vogla, të cilët vaksinohen, së dyti janë persona që ekspozohen shumë karshi marrjes së gjakut apo nënprodukteve të tij, persona që kanë partnerë të shumtë në jetën e tyre seksuale, personat që janë përdorues të drogërave intravenozë dhe personat që në jetën e tyre mund të kenë sëmundje të ndryshme kronike”, shprehet Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Programi kombëtar i vaksinimit ka bërë të mundur eliminimin e hepatitit B tek fëmijët në vendin tonë.

“Shqipëria ka eliminuar këtë hepatit, këtë sëmundje të rëndë tek fëmijët. Të gjithë falë programit të vaksinimit i cili fillon qysh në 24 orët e para të lindjes dhe vazhdon gjatë vitit të parë të jetës.”, thekson Silba BIno,. epidemiologe në ISHP

Sipas OBSH, në vitin 2024 rreth 287 milionë njerëz jetonin me hepatit kronik B ose C. Po atë vit, vetëm 45% e foshnjave në botë morën dozën e parë të vaksinës kundër hepatitit B brenda 24 orëve nga lindja, ndërsa 1.3 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e hepatitit B dhe C.

Për herë të parë, Shqipëria miratoi Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...