Alarm për konsumatorët: tërhiqet nga tregu aperitivi pa alkool, shishet mund të thyhen

Date:

Share post:

Një produkt ushqimor i importuar në Shqipëri është futur në listën e kontrolleve pas një alarmi të ardhur nga autoritetet gjermane për sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar konsumatorët për tërheqjen nga tregu të “Pizzolato Spritz aperitivo 0.0”, një aperitiv pa alkool me origjinë nga Italia, pas dyshimeve për një problem sigurie që mund të paraqesë rrezik gjatë përdorimit të produktit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mundësinë e një fermentimi të dytë në shishe, i cili mund të shkaktojë rritje të presionit dhe, në raste të caktuara, thyerjen e shishes së qelqit, duke krijuar rrezik nga copëzat e xhamit.

Alarmi është transmetuar përmes Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), ku Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes së produktit.

Produkti për të cilin kërkohet kujdes është:

Emri: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkool)
Ambalazhi: shishe qelqi 0.275 litra
Loti: L 26113A
Data e skadencës: 04/2028
Origjina: Itali
Importues në Shqipëri: “Jurrei”

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku është blerë.

AKU thekson se po vijon monitorimin e situatës dhe ndjekjen e procedurave për largimin e produktit problematik nga tregu, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Përpara konsumimit të çdo produkti të ngjashëm, konsumatorët këshillohen të kontrollojnë etiketën, lotin dhe datën e skadencës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...