Paralajmërim për mot të paqëndrueshëm në Jug të vendit, autoritetet ndalojnë lundrimin në det, apel për kujdes maksimal dhe për qytetarët

Date:

Share post:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka ndaluar lundrimin për ditën e nesërme 24-07-2026 për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit që ndodhen në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit. Të gjithë pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese janë të detyruar të respektojnë këtë urdhër dhe të mos kryejnë lundrime.

Ndërkaq, Bashkia Vlorë ka paralajmëruar qytetarët dhe pushuesit se gjatë ditës së premte territori i saj mund të përfshihet nga fenomene të pazakonta atmosferike. Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erëra të forta, të cilat mund të krijojnë situata të rrezikshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të veçantë në plazhe dhe në det.

Njëkohësisht, apelohet që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës.

Numrat e emergjencës:
🔥 Zjarrfikësja – 128
👮 Policia – 129
🚑 Urgjenca – 127

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...