Vrasja e gazetarit italian, arrestohet i dyshuari, në banesën e braktisur u gjetën edhe sende personale të viktimës

Date:

Share post:

Hetimet për vrasjen e gazetarit italian Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si “Luca”, kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm ditën e djeshme. Karabinierët kanë arrestuar një 26-vjeçar tunizian, i identifikuar si Ridha Rahmoumi, i cili dyshohet se mund të jetë autor i krimit.

i riu, që në mediat italiane cilësohet si klandestin, pasi nuk i është dhënë leje qëndrimi dy vitet e fundit, u lokalizua brenda një banese fshati të braktisur në zonën e Ebolit, në provincën e Salernos, jo larg vendit ku u gjet i djegur në mjet Esposito më 19 korrik.

Gjatë kontrollit në banesën ku dyshohet se ishte fshehur, karabinierët kanë gjetur disa sende personale që i përkisnin viktimës, mes tyre edhe karta bankare, elementë që sipas hetuesve mund të ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Dyshimet e para të pakonfirmuara hidhen mbi një takim me natyrë intime mes Esposito dhe Rahmoumi. Telefoni i viktimës është sekuestruar dhe po analizohet për të zbardhur kontaktet e fundit të gazetarit. E ndërsa hetimet vijojnë nga Prokuroria e Salernos, arrestimi i fundit ka ngritur sërish polemika në opinion mbi emigracionin e paligjshëm dhe orientimin seksual.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...