Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali, në bashkinë Fushë-Arrëz, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe dhe duke iu afruar banesave të zonës.

Sipas të dhënave paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke rritur rrezikun për banorët.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan banorët e fshatit, shërbimi pyjor dhe efektivët e zjarrfikëses së Fushë-Arrëzit. Për shkak të përmasave të vatrës, në ndihmë u thirrën edhe forcat zjarrfikëse nga Puka.

Burime paraprake bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve pranë një banese në lagjen Bardhet. Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat babanë e tyre, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Aktualisht, flakët janë vënë nën kontroll, por autoritetet po mbajnë nën monitorim zonën, pasi era mund të favorizojë riaktivizimin e vatrave.

Pyjet e Pukës dhe Fushë-Arrëzit konsiderohen ndër më të rrezikuarat gjatë sezonit veror për shkak të bimësisë së dendur dhe sipërfaqeve të mëdha me pishë të zezë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...