Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim me cilësi eutrofike.
Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim me cilësi eutrofike. Të paktën kështu rezulton sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo do të thotë se ujërat paraqesin ngarkesë të lartë me lëndë ushqyese ose materiale organike, të cilat mund të ulin cilësinë e ujit dhe të përkeqësojnë kushtet për jetën ujore. Treguesit që çojnë në këtë vlerësim ndryshojnë nga njëra lagunë në tjetrën.
Në Lagunën e Karavastasë, raporti evidenton kërkesë të lartë kimike dhe biokimike për oksigjen, si edhe nivele të larta të nitrateve dhe fosforit total. Këta tregues e vendosin lagunën në kategorinë eutrofike dhe tregojnë një prani të shtuar të lëndëve që kërkojnë oksigjen për t’u shpërbërë.
Në Lagunën e Nartës, klasifikimi lidhet kryesisht me nevojën e lartë kimike dhe biokimike për oksigjen. Ndryshe nga Karavastaja, niveli i nitrateve rezulton brenda kufijve të përdorur në raport, ndërsa karboni organik total i klasifikon stacionet e monitorimit me cilësi “jo të mirë”. Vlerat e larta të kërkesës për oksigjen bëjnë që laguna të vlerësohet në përfundim si eutrofike.
Në Butrint, pjesa më e madhe e treguesve paraqet një gjendje më të moderuar. Transparenca e ujit dhe nevoja kimike e biokimike për oksigjen klasifikohen në nivel mezotrofik, ndërsa nitratet në nivel oligotrofik. Problemi kryesor është fosfori total, vlera e të cilit e çon lagunën në klasifikimin eutrofik. Raporti shënon gjithashtu një përkeqësim krahasuar me vitin 2024, kur Butrinti ishte vlerësuar me cilësi mezotrofike.
Monitorimi i vitit 2025 përfshiu matje të transparencës së ujit, nevojës kimike dhe biokimike për oksigjen, nitrateve, fosforit total dhe karbonit organik. Rezultatet ndryshojnë sipas stacioneve dhe thellësive ku janë marrë mostrat. Lagunat janë të rëndësishme sepse shërbejnë si zona ushqimi, shumimi dhe strehimi për peshqit, shpendët ujorë dhe shumë specie të tjera. Ato mbajnë hallka të rëndësishme të zinxhirit ushqimor, nga organizmat e vegjël dhe bimësia ujore deri te peshqit dhe shpendët grabitqarë. Kur cilësia e ujit përkeqësohet, ndikimi mund të përhapet në të gjithë këtë zinxhir dhe të ulë


