Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Date:

Share post:

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës “Air Tractor” nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi. Kjo është një periudhë testimi, pasi kontrata parashikon që avionët e rinj t’i bashkohen flotës ajrore në fund të dhjetorit.

Prej dy ditësh vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore dhe rrezikon zonat e banuara.

Avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-802 Fire Boss” ka kryer fluturimin e parë në vendin tonë, duke u angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Rriban. Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e tre avionëve të këtij tipi, të cilët pritet të mbërrijnë në fund të vitit.

Edhe pse kontrata parashikon dorëzimin e tyre në dhjetor, kompania ka sjellë avionin e parë për të nisur trajnimin e pilotëve shqiptarë për përdorimin e këtyre mjeteve. Aktualisht, operacionet po kryhen nga pilotët e kompanisë, të cilëve më pas do t’u bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi aktivizimin e avionit si një forcë shtesë në përballjen me zjarret e kësaj vere.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, i cili përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Beteja me flakët në Rriban të Mallakastrës vijon prej dy ditësh. Gjatë natës, zjarri është përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Banorët e evakuuar një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...