Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Date:

Share post:

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu një pikë grumbullimi automjetesh për pjesë këmbimi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e flakëve, u dogjën dhjetëra automjete, ndërsa dëmet ekonomike janë të konsiderueshme. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pronari i biznesit, Tomian Hysaj, deklaroi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga zjarri arrin në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai u bëri thirrje Bashkisë së Selenicës dhe institucioneve shtetërore që ta mbështesin për të përballuar humbjet.

Ndërkohë, shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës, Arqile Kokalli, bëri të ditur se falë ndërhyrjes së koordinuar të zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara, flakët u lokalizuan në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera. Sipas tij, ekipet vijuan punën në terren deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar dhe dëmet e regjistruara janë vetëm materiale. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...