Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Date:

Share post:

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi bizhuterish pasi kanë kërcënuar punonjëset e biznesit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50. Dy autorët kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, pasi kanë kanosur punonjëset me armë zjarri, kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë. Pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe kanë përdorur një motor për t’u larguar. Sipas burime, ata janë drejtuar në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor, ndërsa policia ka shtrirë kontrollet edhe në akset përreth me qëllim lokalizimin e tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paralelisht, specialistët e hetimit të krimit kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë sekuestruar prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton të ketë persona të lënduar gjatë grabitjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe sqarimin e të gjitha rrethanave në të cilat u krye grabitja.

“Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia pritet të japë detaje të tjera mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa kontrollet në terren vijojnë për kapjen e autorëve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...