Emri/ Tentativa e dhunshme, 68-vjeçari përpiqet të përdhunojë një të mitur

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Maliqit, ku një 68-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të përdhunojë një vajzë të mitur. Sipas informacioneve paraprake, babai i vajzës ka qenë ai që ka denoncuar rastin në polici, duke sjellë në vëmendjen e autoriteteve këtë akt të rëndë.

Sipas të dhënave vendore,  Pëllumb Lamçe ka zhveshur vajzën 8-vjeçare me qëllimin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash pranë shkollës së fshatit, ku një vajzë tjetër, më e rritur në moshë, i ka parë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin nga vendi i ngjarjes.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke bërë të ditur se i moshuari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

Aktualisht, 68-vjeçari është arrestuar nga policia dhe hetimet për rastin kanë nisur, duke u përqendruar në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorit të këtij akti të tmerrshëm. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitetin e vogël të Maliqit, duke kërkuar masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...