I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

Date:

Share post:

Pas afro tre dekadash në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari mbërriti në vend me një fluturim çarter, ndërsa ekstradimi i tij shënon fundin e një prej dosjeve më të vjetra të kërkimit ndërkombëtar.

Sipas gazetares Anila Hoxha, ekstradimi vjen në një kohë kur autoritetet britanike vijojnë hetimet lidhur me identitetin që ai përdori për vite me radhë. Hoxhës i është revokuar pasaporta britanike, e lëshuar rreth viteve 2000 me identitetin Hysen Gashi, dokument me të cilin ai hyri më pas edhe në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, pas arrestimit të tij në SHBA më 5 maj të këtij viti, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e bashkëpunimit me homologët belgë për transferimin në Shqipëri të dënimit të përjetshëm që ai ka marrë në Belgjikë, ku është shpallur fajtor për vrasjen e Brunilda Dervishit.

Kush është Sokol Hoxha?

51 vjeçari Sokol Hoxha nga Fieri, ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 1997. Në Shqipëri ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur më 30 mars 1997.

Pak muaj më vonë, në gusht të vitit 1997, ai u largua jashtë vendit dhe më pas u dënua nga Gjykata e Brukselit me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare Brunilda Dervishi, të cilën, sipas autoriteteve, e kishte shfrytëzuar më parë për prostitucion.

Pas krimeve, Hoxha u arratis fillimisht në Greqi, më pas në Belgjikë dhe përfundimisht në SHBA, ku jetonte me identitetin e rremë Hysen Gashi, duke përdorur një pasaportë britanike të siguruar në fillim të viteve 2000. Ai u arrestua në Ohio më 5 maj 2026 nga U.S. Marshals, në bashkëpunim me Interpolin dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, pas një hetimi ndërkombëtar disavjeçar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...