Fshihej në Durrës, arrestohet durrsaku i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 11 vite burg

Date:

Share post:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për trafik droge, një 40-vjeçar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Wanted 36”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, vunë në pranga Orges Dumitru ose Orges Kacmoli, i cili u kap në lagjen nr. 12 të qytetit.

Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar 40-vjeçarin me 11 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 15 ditë burgim.

Pas kapjes, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues prokurorin Edmond Koloshi për postin e drejtuesit të Prokurorisë së...

Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete

Për disa minuta u bllokua qarkullimi, në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe Policia.2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon...

Tym i bardhë/ Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke...