Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete

Date:

Share post:

Për disa minuta u bllokua qarkullimi, në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe Policia.
2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Sarandë–Ksamil ku u përfshinë tre automjete.

Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Jove Pibrall Jove dhe 37 vjeçaren Catia Picac, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punëtori humb jetën në kantierin e Alabarit, po hetohen shkaqet

Një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje, teksa punonte në kantierin e...

Zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues prokurorin Edmond Koloshi për postin e drejtuesit të Prokurorisë së...

Fshihej në Durrës, arrestohet durrsaku i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 11 vite burg

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për trafik droge,...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon...