Zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit

Date:

Share post:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues prokurorin Edmond Koloshi për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit. Për të njëjtin post kandidonte dhe Suela Beluli e cila ka qenë e komanduar në krye të organit të akuzës durrsake dy vitet e fundit. Beluli dhe pse ka qenë gjatë kësaj kohe dhe prokuroria përgjegjëse për median ka mbajtur një qëndrim të ngurtë, mungesë transparence gjithashtu, në raport me informimin e publikut për çështje me rëndësi për të.
Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte, pas mbledhjes së pikëve, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.

Koloshi është emëruar në prokurori në vitin 2003, duke e nisur punën në prokurorinë e Lezhës e më pas në Durrës, për t’u rikthyer në Lezhë në periudhën 2013-2016. Nga viti 2016 e në vazhdim, ai vijon punën pa ndërprerje në prokurorinë e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punëtori humb jetën në kantierin e Alabarit, po hetohen shkaqet

Një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje, teksa punonte në kantierin e...

Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete

Për disa minuta u bllokua qarkullimi, në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe Policia.2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur...

Fshihej në Durrës, arrestohet durrsaku i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 11 vite burg

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për trafik droge,...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon...