Punëtori humb jetën në kantierin e Alabarit, po hetohen shkaqet

Date:

Share post:

Një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje, teksa punonte në kantierin e ndërtimit të projektit Durrës Marina.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:00, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor apo për një aksident në punë. Hetimet vijojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...