Flakë ‘ferri’ mbi Krujë/ Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, Arrestohet autori i zjarrvënies

Date:

Share post:

Situata nga zjarret në Krujë u përmirësua pas disa orësh betejë me flakët. Dy vatra mbeten ende aktive në Barabit dhe Abazë. Për shkak të situatës së vështirë me flakët, energjia elektrike u ndërpre në 5 lagje të Krujës. Pacientët e spitalit janë dërguar në Tiranë. 

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditësh betejë me flakët, Kruja u përball me një situatë të vështirë nga zjarret. Një vatër e shkaktuar nga dora e njeriut mori përmasa të mëdha, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke rrezikuar shtëpi e biznese.

Qindra banorë janë detyruar të lënë shtëpitë në zonat e Barabit dhe Llubanit ku situata ishte edhe më problematike. Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës, pasi një nga vatrat u afrua vetëm rreth 50 metra nga qendra spitalore. Për shkak të rrezikut, pacientët u evakuuan menjëherë dhe u dërguan drejt Tiranës.

Ndërkohë, në pranga është vënë autori i dyshuar i zjarrvënies, Qemal Berhami. Ai kishte ndezur barishtet pranë shtëpisë së tij, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe u përhap, duke rrezikuar banorët e Krujës. Terreni i thepisur vështirësoi punën e zjarrfikësve, ndërsa gjatë ditës për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe 3 helikopterë. Në mbrëmje, ndërhyrja nga ajri u ndërpre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...