Zjarr në Parkun e Lurës, era favorizon flakët; dy helikopterë në operacion

Date:

Share post:

Zjarri vijon të jetë aktiv në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës. Era e fortë dhe bimësia e dendur po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa dy helikopterë dhe rreth 20 forca po ndërhyjnë nga ajri dhe toka për shuarjen e vatrës.Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca, mes tyre zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë të zonës.Operacionit në terren i janë bashkuar edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për neutralizimin e flakëve dhe kufizimin e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të parkut.

Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta të këtij lloji që kanë mbetur në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës. Pyjet e kësaj zone janë dëmtuar ndër vite nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.

Përballë përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë kërkuar angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, me qëllim vendosjen sa më shpejt të zjarrit nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera të parkut.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë...