Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezikohen banesat dhe hotelet pranë

Date:

Share post:

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit, duke përfshirë një kabinë të ujësjellësit që shërben për shpërndarjen e ujit në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën kodrinore dhe më pas flakët janë përhapur në drejtim të kabinës së ujësjellësit.

Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në

Momenti kur shpërthen në flakë kabina

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Situata paraqet rrezik për shkak të afërsisë së vatrës me zonën e banuar dhe turistike të Ujit të Ftohtë. Pranë zonës së prekur nga flakët ndodhen objekte, banesa dhe hotele, çka e bën ndërhyrjen për izolimin e zjarrit veçanërisht të rëndësishme.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë situatën nën kontroll.

Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit, ndërsa pritet që rrethanat të sqarohen pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe verifikimeve në terren.

Deri në këto momente nuk janë dhënë të dhëna të tjera zyrtare lidhur me dëmet e shkaktuara apo nëse zjarri ka ndikuar në funksionimin e sistemit të shpërndarjes së ujit në zonë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...