Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kombëtares, Agim Bubeqi

Date:

Share post:

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare Agim Bubeqi, një prej futbollistëve të brezit të artë të Flamurtarit të Vlorës.

Ish-sulmuesi është gjetur pa jetë në apartamentin e tij në Vlorë. Dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Bubeqi, i lindur më 7 prill 1963 në Vlorë, e kaloi karrierën e tij si futbollist profesionist te Flamurtari. Ai ishte pjesë e skuadrës vlonjate në vitet e saj më të suksesshme dhe në sezonin 1990-1991 ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin kampion të Shqipërisë.

Agim Bubeqi veshi edhe fanellën e Kombëtares shqiptare. Sipas të dhënave të FSHF-së dhe databazave sportive, ai zhvilloi 6 ndeshje me përfaqësuesen gjatë viteve 1987-1989. Në vitin 1986 u vlerësua me titullin “Mjeshtër Sporti”, ndërsa po atë vit u përfshi ndër 10 sportistët më të mirë të vitit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta rikthen kujtimet për një prej figurave të futbollit vlonjat të viteve ’80-’90, periudhë kur Flamurtari shkroi disa nga faqet më të rëndësishme të historisë së tij.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...