Zjarr masiv në Pukë, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Gojanit të Madh

Date:

Share post:

Situata e zjarreve në Pukë është përshkallëzuar, ndërsa Bashkia ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh, në njësinë administrative Gjegjan.

Vendimi është marrë për shkak të përhapjes së zjarrit masiv dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve.

Procesi i evakuimit do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimin zjarrfikës.

Prioritet në evakuim do të kenë fëmijët dhe foshnjat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe aftësi të kufizuara, si dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara ose me rrezik të lartë për përfshirjen nga flakët.

Banorët e evakuuar do të sistemohen në ambientet e përgatitura të konviktit “Ali Bytyçi” në Pukë, ku sipas bashkisë janë marrë masa për strehim, ushqim dhe shërbim mjekësor.

Transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet logjistike të bashkisë, shërbimi zjarrfikës dhe Policia e Shtetit, ndërsa nëse do të kërkohet mbështetje shtesë, do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura.

Bashkia Pukë, në bashkëpunim me strukturat shëndetësore, Policinë e Shtetit, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe organizatat humanitare, do të kujdeset për regjistrimin e të evakuuarve, plotësimin e nevojave bazë dhe ofrimin e ndihmës së parë e mjekësore.

Banorëve do t’u përcillet gjithashtu informacion periodik mbi situatën e zjarrit dhe masat që do të ndërmerren për rikthimin e sigurt në banesa.

Urdhri për evakuim ka karakter urgjent dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...