Dy aksidente këtë mëngjes në Durrës, një 32-vjeçar humb jetën, shoferi largohet nga vendngjarja

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në Rrashbull, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak policor, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin V. H., 32 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërkohë, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, në rrugën poshtë Vilës së Zogut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë. Në drejtim të mjetit ka qenë një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy aksidentet janë regjistruar ditën e sotme, duke e nisur mëngjesin me bilanc tragjik në rrugët e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...