Zjarri i madh në Dukat, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej mbrëmje së djeshme një zonë me shkurre dhe bimësi në Dukat të Vlorës.

Zjarri ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra. Gjatë natës, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.

Nga distanca, përmasat e zjarrit duken të mëdha, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në terrenin malor. Operacioni i shuarjes paraqet vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe pritet të zgjasë për disa orë.

Ekipet në terren duhet të jenë të pajisura me ujë dhe ushqime, duke marrë parasysh qëndrimin e gjatë në zonën e përfshirë nga zjarri.

Aktualisht, era nuk është e fortë dhe kushtet atmosferike nuk po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve. Megjithatë, një përforcim i erës do të rriste rrezikun që zjarri të përparojë në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtria vijojnë ndërhyrjen në terren me qëllim izolimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Krahas ndërhyrjes nga toka, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy avionët “Air Tractor” me qëllim vënien e zjarrit nën kontroll.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...