Kokainë dhe municione/ Policia ‘blindon’ Korçën, kontrolle në disa banesa; një i arrestuar

Date:

Share post:

Një operacion antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Korçë, ku janë kryer kontrolle në disa banesa dhe automjete. Aksioni drejtohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhesipas informacioneve të deritanishme, synon persona të dyshuar për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Raportohet për një person të arrestuar. Gjatë veprimeve ndaj tij, efektivët kanë kontrolluar automjetin që përdorte dhe më pas banesën. Në këto kontrolle policia ka gjetur disa doza kokainë.

Krahas drogës, policia ka sekuestruar edhe një shumë parash, armë të ftohta dhe fishekë. Nuk është bërë publik as identiteti i personit të arrestuar.

Këto të dhëna pritet të saktësohen pas përfundimit të operacionit dhe njoftimit zyrtar të policisë.

Policia po ushtron kontrolle në disa banesa të tjera në Korçë, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe te persona të tjerë që dyshohet se mund të jenë përfshirë në të njëjtën veprimtari.

Priten informacione të detajuara në përfundim të operacionit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...