80 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë, 3 të arrestuar në Durrës, Droga kap vlerën e 1 milion eurove

Date:

Share post:

Një sasi prej rreth 80 kilogramësh kanabis e llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me vlerë tregu rreth 1 milion euro, është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Operacioni i koduar “Anchor” ka çuar në arrestimin e tre shtetasve kosovarë dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Hetimi i zhvilluar me metoda speciale ka zbardhur, sipas policisë, një skemë të dyshuar të trafikut të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës.

Në Portin e Durrësit u sekuestruan 127 pako me lëndën narkotike, e cila dyshohet se ishte siguruar në Ontario të Kanadasë dhe ishte fshehur në një hapësirë të posaçme, të modifikuar në një automjet të porositur për blerje në Kanada.

Përveç drogës, gjatë operacionit u sekuestruan edhe tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro cash.

Në pranga përfunduan Taulant Duraku, 32 vjeç, Luan Gashi, 26 vjeç dhe Besfort Jaka, 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë. Ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario të Kanadasë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet dyshohet se secili prej personave të përfshirë kishte role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Kufirit dhe Migracionit, Forcën e Posaçme Operacionale dhe autoritetet doganore.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...