Mirditë/ U kap duke ndezur zjarr në fshatin Rraja e Valës, arrestohet piromani 62-vjeçar

Date:

Share post:

Policia në Mirditë ka arrestuar një 62-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Mirditës. Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Anton Deda u kap nga blutë pak pasi kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.

Sipas hetimeve 62-vjeçari që rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme, në ditët e mëparshme kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.

Si pasojë e zjarreve në këtë zonë janë djegur një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon ende operacioni o shërbimit zjarrfikës për shuarjen e plotë të vatrave.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.

Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.

Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.

Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...